Gjykata e Vlorës ka vendosur konfiskimin e mbi 2 milionë eurove pasuri në emër të një personi i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për pastrim parash. Pasuritë e konfiskuara në emër të shtetasit me inicialet R.Z. dhe dy familjarëve të tij përfshijnë dy apartamente, dy njësi biznesi, tokë truall, tokë arë dhe një godinë 4-katëshe që të gjitha të ndodhura në Bashkinë e Vlorës.