Grupet shqiptare të trafikut ndërkombëtar të drogës, kryesisht të kokainës nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian po përdorin mjeshtërat kinezë dhe vietnamezë për të pastruar paratë e aktivitetit të tyre. Ky është përfundimi në të cilin del zyra për krimet dhe drogën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në raportin vjetor mbi mashtrimet, tregjet globale, bankingun në të zezë dhe tregjet e zeza në Azinë Juglindore.