Të paktën 124 kërkesa për 232 zyrtarë kanë mbërritur nga institucione të ndryshme pranë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit për të verifikuar pastërtinë e figurës së tyre. Sipas Monitor, kërkesat janë dorëzuar nga janari në dhjetor 2023, ndërsa autoriteti ka raportuar se 14 prej tyre kanë rezultuar me dokumente në ish-sigurimin e shtetit, si bashkëpunëtorë, anëtarë të ish-Sigurimit të Shtetit, si Prokurorë dhe dëshmitarë në procese politike. Krahasuar me një vit më parë, sipas raportit në vitin 2023 ka pasur një rritje me 8.41% për numrin e kandidatëve për verifikim.