Situata e reshjeve të ditëve të fundit ka shkaktuar problematika të rënda në zona të ndryshme të qarkut të Durrësit. Moti i keq ka shkaktuar probleme dhe në stacionin e pompave në Fushë Kuqe, duke lënë pa ujë zonat e Gjirit të Lalëzit dhe Sukthit, ku që prej ditës së premte banorët e këtyre zonave nuk janë furnizuar me ujë në rubinetët e tyre.