Bordura anësore në rrugën drejt lagjes “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër u dëmtua nga reshjet e dendura të shiut. Për shkak të sasisë se madhe te ujit ka pasur rrëshqitje, duke bërë që një pjesë e rrugës të ketë probleme. Bashkë me autoritetet, banorët e zonës ndodhen duke monitoruar situatën në atë pjesë ku ka ndodhur rrëshqitja.