Me këngë polifonike u prit kryeministri Edi Rama në Tepelenë, ku u mbajt ceremonia e shpalljes së lumit Vjosa, park kombëtar. Me këtë vendim, qeveria siguron një mbrojtje më të lartë të lumit të fundit të egër në Europë. Nga Tepelena kreu i ekzekutivit, nuk la pa ironizuar edhe partnerët europianë, të cilët insistuan në mbrojtjen e ekosistemit të lumit Vjosa.