Një urdhër arresti ndërkombëtar është lëshuar nga autoritetet italiane për futbollistin brazilian Robinho. Ka qenë Prokuroria Publike e Milanos ajo e cila I ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ekstradim, shoqërur me urdhrin e arrestit ndërkombëtar, për ish-sulmuesin e Milanit. Gjykata e ka dënuar me 9 vite burg, përfundimisht brazilianin. Ai u dënua për dhunë seksuale në grup ndaj një 23-vjeçareje shqiptare, identiteti I së cilës nuk është bërë asnjëherë publik. Ngjarja e rëndë, u regjistrua në janar të 2013-ës.