Presidenti i Serbisë, Aleksandar VuçiÇ i ka kërkuar listës zgjedhore të lidhur me Partinë Përparimtare Serbe që të shkojë në zgjedhje të reja në Beograd. “E di që e keni shumicën, mirëpo më mirë është të humbësh sesa të përsëritet situata e vitit 2008, kur Partia Demokratike dhe Socialistët i vodhën ato”, tha Vuçiç në një konferencë për media në Presidencën e Serbisë.