Mbrëmja e së premtes i gjeti besimtarët ortodokse në të gjithë territorin shqiptar, duke kremtuar të Premten e Zezë, dita e cila përkujton vuajtjet e Krishtit dhe vdekjen e tij në Kryq. Me qindra qytetarë në të gjithë vendin, pas meshës, kryen dhe ceremoninë e kalimit të epitafit dhe varrimin e Jezu Krishtit, gjë e cila u ndoq edhe nga kalimtarët e rastit. Në Tiranë, ceremonia u udhëhoq nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos.