Ministri Taulant Balla ka kërkuar rritje të shpejtësisë së përpunimit të kalueshmërisë, si dhe rritjen e numrit të sporteleve gjatë ditëve të Pashkës Ortodokse, që kremtohet javën e ardhshme, më 5 Maj. Balla zhvilloi këtë të shtunë një inspektim ku ndër të tjera takoi edhe kontrollorët shqiptarë dhe ata grekë në Pikën Kufitare të Kapshticës.