Top News/ Pashë 50 të vrarët e Familjes Jashari! Dëshmitari tregon Prekazin e mëngjesit të 5 marsit
05/03/2024 13:50

Mëngjesin e 5 marsit 1998, prekazi u zgjua nga krismat e armëve dhe për tre ditë radhazi i bëri ballë ushtrisë serbe. Ushtria clirimtare e kosovës, e udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari, kishte nisur luftën për lirinë e vendit. Lagjja e Jasharajve në Prekaz, është dëshmia e terrorit serb, me 50 trupa të vrarë e masakruar që me zor u varrosën. Ish veprimtari Xhafer Murtezaj, tregon 26 vite më pas, për Kosovapress, cfarë ndodhi ato ditë. “E kujtoj si të jetë sot”, e nis rrëfimin Xhaferi... Murtezaj: Drenica ka qenë e rrethuar, prej dritareve kemi parë policë ...Më kujtohet një mëngjes i hershëm, ne i kemi afër shtëpitë këtu edhe kemi dëgjuar krismat. Ne patëm një përvojë të hidhur edhe më herët, në vitin 1991 që ishin rrethuar për herë të parë, mandej edhe në rrethimin e dytë me 1998, në janar. Kështu që tani ndodhi edhe marsi, me 5, 6 dhe 7 mars. Jemi zgjuar si zakonisht, por ka qenë e pamundur, prej dritareve kemi parë polici edhe vendosjen e policisë në pikat më strategjike dhe më të larta, snajperistë, armatim e tanke” Banorët e fshatrave përreth, thotë ai, e kuptuan nga krismat e armëve se lufta kishte nisur. Murtezaj: Kanë filluar krismat me datën 5, janë vërejtur armët e rezistencës “Kemi qenë në gjendje të jashtëzakonshme, kemi qenë në gjendje të papërshkrueshme. Kemi ditë që po ndodhë lufta. Kanë filluar krismat tërë ditën më datën 5 , ka pasur nganjëherë ndërprerje. Janë ditur armët e rezistencës, të komandantit bashkë me të lagjes së vet, Jasharëve, sepse këtu kanë qenë të gjithë të përfshirë, por kryesisht ka qenë shtëpia e bacës Shaban, Ademit, edhe me djemtë e tyre. Të gjithë kanë qenë të përgatitur, të gjithë e kanë pritur një ditë që do të rrethohen në truallin e vet, shtëpinë e vet” Edhe pse jo larg nga Prekazi, ai thotë se kishte qenë e pamundur që të ndihmoheshin jasharajt pasi para cdo shtëpie kishte trupa serbe. Por – thotë ai, ishim të bindur se ata nuk do të dorëzoheshin të gjallë.

Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00