Kryeministri Edi Rama ka thirrur një takim me deputetët aktualë dhe ata të dalë nga zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Tiranës. Të pranishëm në këtë takim janë dhe drejtorët kryesorë të bashkisë së kryeqytetit. Ditët e fundit, kreu i qeverisë ka zhvilluar takime të ngjashme në disa bashki të vendit, ku ka kërkuar dhe dorëheqje masive, për shkak të problematikave të hasura në nivelet vendore.