Presidenti Joe Biden deklaroi se është jetike për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara që Izraeli dhe Ukraina të kenë sukses në luftërat e tyre. Në një fjalim televiziv drejtuar vendit mbrëmjen e së enjtes, Biden tha se ai do t'i dërgonte Kongresit një kërkesë urgjente për financim, e cila pritet të jetë 100 miliardë dollarë gjatë vitit të ardhshëm.