Policia e Fierit ka arrestuar edukatoren e kopshtit privat, ku u gjend pa shenja jete një fëmijë tre vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në mjediset e brendshme të kopshtit privat, ndërsa ka qenë edukatorja që e ka konstatuar të shtrirë në tokë. Kjo e fundit ka kërkuar menjëherë ndihmë, duke menduar se fëmijës i kishte rënë të fikët. Mësohet se në momentin që ka mbërritur në spital i vogli nuk reagonte, ndërsa i janë konstatuar shenja në qafë