Top News – Pas Thaçit e Krasniqit/ Sot në Hagë edhe Kadri Veseli
10/11/2020 10:55

Një ditë pas paraqitjes së ish-presidentit Hashim Thaçit dhe ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi, në sallën e Gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë del sot edhe ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli. Veprat që, sipas aktakuzës, rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe me krime kundër njerëzimit: burgosje. Më pastaj përmenden edhe akte të tjera çnjerëzore, si: torturë, vrasje të paligjshme, zhdukje me forcë e personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara janë kryer mes marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999. Sipas aktakuzës, krimet dyshohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës, por edhe në disa pjesë në veri të Republikës së Shqipërisë, si në Kukës dhe Cahan. Ish-presidenti Thaçi u deklarua shkurt dhe prerë i pafajshëm në seancën e së hënës. Ndërsa paraqitja e Jakub Krasniqit ishte tejet prekëse, pasi vetë qe i pushtuar nga emocionet e shkaktuara prej asaj që e cilësoi si “padrejtësi të madhe”. Gjatë paraqitjes së pare në Hagë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat edhe e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari t’i kuptojë akuzat kundër tij. Të pandehurit po ashtu i jepet mundësia të deklarohet nëse është fajtor ose i pafajshëm për çdo akuzë, ose këtë mund ta bëjë edhe brenda tridhjetë ditësh nga paraqitja e parë para Dhomave të Specializuara.

Top News- Osmani takon Rubion/ Presidentja: Diskutuam edhe për anëtarësimin në NATO
20/02 22:38
Top News- Migracioni i parregullt në Kosovë/ Rrjetet e kontrabandës po rrezikojnë sigurinë
20/02 22:27
Top News- Pagesat mbeten në ‘udhëkryq’/ KE: Pagesat, pas njoftimit të Kosovës për marrëveshjet
20/02 22:26
Top News – Miratohet buxheti në Kosovë. Vetëvendosje rrëzon të gjitha amendimet e opozitës
20/02 21:02
Top Channel/ Kosova miraton buxhetin 4 mld € vetëm me votat e mazhorancës
20/02 19:52
Top News- Kosova masa ndëshkuese kundër Rusisë/ Miraton pakon e 19 të sanksioneve të BE ndaj Moskës
20/02 19:38
Top News – Vetëvendosje nuk ka vendosur për Osmanin. Presidenti i ri dhe sfida për 80 vota në Kuvend
20/02 18:18
Top Channel/ Kush do jetë President i ri i Kosovës?! Sfida e re e politikës
19/02 15:20
Top News- Vrau shtetasen argjentinase/ Gjykata e Prishtinës dënon me 18 vite burg autorin
19/02 13:14
Top News- ‘FSK, në mesin e ushtrive më të forta në rajon’/ Maqedonci: 450 mln euro investime
19/02 12:53
Top Channel/ UÇK thotë fjalën e fundit! Seancë maratonë gjyqësore, çfarë ndodhi në Hagë
18/02 20:44
Top Channel/ “Ndërgjegjia ime është e pastër”, Kadri Veseli në Hagë: Kanosje dhe kërcënim
18/02 20:43
Top Channel/ E plotë! Jakup Krasniqi në Hagë: Mu mohua e drejta për të jetuar vitet e mbetura
18/02 20:42
Top Channel/ Gjyqi në Hagë, Hashim Thaçi “i vë pikat mbi i”: Mashtrim, nuk…
18/02 20:09
Top Channel/ UÇK thotë fjalën e fundit në Hagë! Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi: Luftuam për liri!
18/02 19:48
Top Channel/ Gjyqi në Hagë, Thaçi: Më 17 shkurt 2008, duke ndjerë rrahjet e stërgjyshërve tanë…
18/02 19:45
Top Channel/ “Jam i pafajshëm”,Thaçi i prerë para trupit gjykues në Hagë: Është vetëm një e vërtëtë!
18/02 19:39
Top Channel/ Beteja e UÇK-së në Hagë, çfarë nodhi në seancën maratonë
18/02 19:07
Top Channel/ “Jam në fazën e fundit të jetës”/ Deklarata prekëse e Krasniqit në Hagë: Rrezikova…
18/02 19:05
Top Channel/ Dëshmitë e ish-udhëheqësve të UÇK, Thaçi në Hagë: Nuk kisha plane për marrjen e…
18/02 19:03
DIGITALB DIGITALB