Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se furnizimi me ujë për zonat e prekura nga sulmi terrorist në kanalin e Ilbër Lepencit po kthehet në normalitet. Sipas saj, mbrëmë në orët e vona ka filluar furnizimi me ujë në komunat e Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.