Dy vëllezër u ekzekutuan me armë zjarri kallashnikov mbrëmjen e së enjtes në fshatin Gramëz të Krujës. Viktimat janë Gramoz dhe Xhontil Bardhi 34 dhe 24 vjeç. Dy vëllezërit u qëlluan me kallashnikov, ndërsa ndërruan jetë rrugës për në spitalin e Traumës. Mbrëmjen e djeshme pas sherrit që nisi në lokalin e fshatit, autori u zuri pritë pranë shtëpisë dy vellezerve, duke i qëlluar me breshëri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:25 e ndërsa policia ka identifikuar autorin, bashkëfshatar i viktimave, Roland Pula 32 vjeç.