Miliarderi Elon Musk që pritet t'i bashkohet administratës së Presidentit të zgjedhur Donald Trump si këshilltar i jashtëm, në mandatin e ardhshëm në janar, është përfshirë në fushatën zgjedhore të Gjermanisë. Musk e ka quajtur partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë, si shpëtimtaren e vendit.