Kombëtarja shqiptare në 11 tetor do të luajë ndeshjen më të rëndësishme për këtë edicion të kualifikueseve të botërorit 2026. Por në këtë muaj është parashikuar që të zhvillohet edhe një tjetër sfidë, ajo miqësore me Jordaninë. Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur se tashmë është arritur marrëveshja me drejtuesit e Federatës Jordaneze për zhvillimin e kësaj ndeshje në 14 tetor në Air Albania Stadium në orën 19:00.