Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë i është drejtuar zyrtarisht institucioneve përgjegjëse për verifikimin e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Zëdhënësi Valmir Elezi, shpjegoi në një konferencë për shtyp se ky institucion u ka dërguar shkresa të veçanta gjashtë institucioneve, për të verifikuar përshtatshmërinë e kandidatëve për deputetë, sic e dikton neni 29 I Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.