Pas reagimit të kryeministrit Rama se Shqipëria do të pranojë kërkesën e aleatëve dhe ShBA-ve për të strehuar përkthyesit afganë në Shqipëri, një tjetër reagim në të një njëjtën vijë vjen nga Kosova. Është ish-kryeministri Ramush Haradinaj ai i cili shprehet se Kosova duhet të jetë vullnetare në strehimin e disidentëve afganë dhe të jetë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç ishin ata pranë nesh.