Top News/ Pas Putinit dhe Xi Jinping, takon Trumpin / Orban: Lajm i mirë, do ta mbyllë luftën shpejt
12/07/2024 12:02

Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, u takua në Florida me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, pas përfundimit të samitit të NATO-s në Uashington. Takimi me Trumpin ka të ngjarë të shqetësojë edhe më shumë aleatët e Budapestit, teksa Orbani zemëroi homologët e tij evropianë pasi u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, javën e kaluar. Orban, politikan i krahut të djathtë, shteti i të cilit gjatë këtij muaji mori udhëheqjen e Presidencës së Bashkimit Evropian, ka qenë mbështetës i zëshëm i Trumpit dhe po u takua me kandidatin republikan për president në mars. “Diskutuam për mënyrat se si të arrijmë paqe”, tha Orban përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi edhe një fotografi të takimit me Trumpin. “Lajmi i mirë i ditës: ai do ta zgjidhë këtë çështje”. Trump iu përgjigj postimit të Orbanit duke shkruar në rrjetin e tij social, Truth Social: “Faleminderit, Viktor. Duhet të ketë paqe dhe shpejt. Shumë njerëz kanë vdekur në luftën që kurrë nuk është dashur të nisë”. Orban nxiti kritika nga BE-ja pasi shkoi në Moskë për t’u takuar me Putinin. Lideri hungarez e përshkroi vizitën e tij si “mision për paqe” sa i përket luftës në Ukrainë. Vizita e tij në Rusi u realizua pas një vizite që ai zhvilloi në Kiev, ku u takua me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Blloku evropian, prej 27 anëtarësh, ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe ka vendosur sanksione të paprecedenta ndaj Moskës. Lideri hungarez dukej i izoluar gjatë samitit të NATO-s në Uashington dhe nuk foli shumë për mediat.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58