Efektivi Ferrik Hoxha është pezulluar dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, pas transmetimit të një rasti të rëndë në emisionin ‘Fiks Fare’ në Top Channel. Rasti i një vajzeje me probleme të shëndetit mendor që dyshohet se është abuzuar seksualisht nga babai i saj u transmetua në emisionin Fiks Fare, ndërsa është mbajtur e fshehtë nga spitali dhe policia. Gazetarët e Fiks Fare pyetën pikërisht inspektorin e zonës, Ferrik Hoxhën të cilin e gjetën brenda ambienteve të një lokali, ku fillimisht efektivi bënte të paditurin e më pas e pranon që kishte dijeni për ngjarjen