Foltorja numër dy do të marrë jetë këtë të hënë nga kryedemokrati Sali Berisha. Kësaj here jo për të marrë pushtetin brenda partisë, por për të marrë karrigen e kryeministrit. Numri një i selisë blu shpjegoi sesi është projektuar aksioni që e ka pikënisjen më 17 nëntor, me synimin që çdo javë deputetë dhe qytetarë të ngrenë zërin e tyre.