Pas dy ditësh protestë, punonjëset e fasonerisë në Bilisht janë rikthyer në punë. Bëhët me dije se administratori i fasonerise Fation Shega ka rikthyer në punë kryetaren e sindikatës së punonjësve dega bilisht, Mira Shegën, e cila u pezullua në mënyrë të padrejtë nga puna. Mira Shega është shprehur se do të plotësohen edhe kushtet e tjera të kërkuara nga punonjëset, kjo pas një mbledhje të zhvillar me punonjëset e kësaj fasonerie, ndërsa pritet të dalë edhe raporti përfundimtar.