Qeveria mori vendimin për të diskutuar vettingun e noterëve, si një hallkë e rëndësishme në sistemin e drejtësisë. Megjithatë, mijëra njerëz që nuk kanë gjetur kurrë drejtësi, e ca e ca me vite i kanë sytë nga Strasburgu. Kur u artikulua për herë të parë fjala vetting në Shqipëri, të gjithëve u shkoi mendja tek prokurorë e gjykatës dhe harruan një tjetër hallkë, ndoshta atë më të rëndësishmen, avokatët.