Pronari I argjendarisë në qytetin e Elbasanit ku u arrestuan dy pensionistët italianë, ka përfunduar në pranga për veprën penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’. Arrestimi i 53-vjeçarit Jani Tafani u bë në vijim të operacionit ‘Fake Gold’, ku u vunë në pranga pak ditë më parë dy shtetas italianë që mashtronin tregtarët e floririt në Mal të Zi e në Shqipëri, duke u shitur metal fallco.