Top News – Pas Macronit, radha e Trump / Flet në OKB pasi Franca njohu shtetin palestinez
23/09/2025 11:09

Franca ka njohur zyrtarisht një shtet palestinez, duke u bërë e fundit në një valë vendesh që ndërmarrin këtë hap. Duke folur në OKB në Nju Jork, Presidenti Emmanuel Macron tha se "koha për paqe ka ardhur" dhe se "asgjë nuk e justifikon luftën e vazhdueshme në Gaza". Presidenti amerikan, Donald Trump, do të flasë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së gjatë ditës, ashtu si edhe udhëheqësit e aktorëve kryesorë rajonalë si Jordania dhe Katari. Të hënën, SHBA nuk mori pjesë në një samit njëditor të organizuar nga Franca dhe Arabia Saudite, që u përqendrua në planet për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit. Shtetet e tjera të G7, Gjermania dhe Italia, gjithashtu munguan. Belgjika, Luksemburgu, Malta, Andorra dhe San Marino gjithashtu do të njohin një shtet palestinez, pasi Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia dhe Portugalia njoftuan njohjen me herët, të dielën. Presioni ndërkombëtar po rritet mbi Izraelin për shkak të krizës humanitare në Gaza dhe ndërtimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor. Izraeli ka thënë se njohja do ta shpërblente Hamasin për sulmin e 7 tetorit 2023 në Izraelin jugor, në të cilin u vranë rreth 1,200 persona dhe u morën peng 251 të tjerë. Më shumë se 65,000 palestinezë në anën tjetër janë vrarë nga Izraeli që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza. Forcat izraelite aktualisht po kryejnë një ofensivë tokësore që synon të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, ku jetonin një milion njerëz dhe ku u konfirmua zia e bukës muajin e kaluar. Udhëheqësi francez i tha konferencës se kishte ardhur koha për të ndaluar luftën dhe për të liruar pengjet e mbetura izraelite të mbajtura nga Hamasi. Ai paralajmëroi kundër "rrezikut të luftërave të pafundme" dhe tha se "e drejta duhet të dominojë gjithmonë mbi fuqinë".

Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58