Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e ka përdorur luftën me Iranin për të justifikuar mbajtjen e armëve bërthamore nga regjimi i tij. Në një fjalim para Asamblesë Popullore të vendit autoritar, ai tha se Koreja do të sigurojë arsenalin bwrthamor. “Realiteti i sotëm tregon qartë legjitimitetin e zgjedhjes strategjike dhe vendimit të kombit tonë për të refuzuar fjalët e ëmbla të armiqve dhe për të siguruar përgjithmonë arsenalin tonë bërthamor.”, tha Kim ndwrsa shtoi se Koreja e Veriut “nuk është më një vend nën kërcënim” sepse ka “fuqinë për të paraqitur një kërcënim”. “Qeveria jonë do të vazhdojë të forcojë me vendosmëri statusin e saj si fuqi bërthamore”, shtoi Kim. Programi bërthamor i Koresë së Veriut ka qenë subjekt i negociatave ndërkombëtare që kur vendi deklaroi se kishte armë bërthamore në vitin 2003. Megjithatë, bisedimet kanë dështuar vazhdimisht.