Një zjarr i madh ka përfshirë një restorant në qendër të Thethit në orët e para të mëngjesit të së enjtes, duke shkaktuar panik në mesin e banorëve dhe turistëve të shumtë që ndodheshin në zonë. Flakët shpërthyen rreth orës 02:00 të mëngjesit dhe u vunë re fillimisht nga familjarët dhe fqinjët, të cilët reaguan me shpejtësi për të ndaluar përhapjen e zjarrit në ndërtesat përreth. Pronarja e restorantit, Aida Gjeçaj deklaron se sipas ekspertëve, shkëndija elektrike është përjashtuar si shkak i zjarrit. Ajo bën të ditur se dëmi material kap vlerën e rreth 150 mijë eurove.