Opozita në Kosovë ka reaguar pas përfundimit të procesit të numërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit. Bedri Hamza, kreu I Partisë Demokratike të Kosovës, e cila mori 192.407 vota duke u renditur e dyta në garën zgjedhore, përmes një postimi në FaceBook, shprehet se rezultati i dalë i obligon ata për riorganizim dhe konsolidim të radhëve të partisë. Edhe Lumir Abdixhiku, kreu I Lidhjes Demokratike të Kosovës, partia e renditur e treta e cila mori 15 ulëse në Kuvend, nga 20 sa kishte në legjislacionin e kaluar, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale.