Pas një hetimi 8-mujor, policia organizoi operacioni policor të koduar "Nikla", që u zhvillua në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Krujës. Pas këtij operacioni janë arrestuar 4 persona dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim, pasi ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit dhe kanë shfrytëzuar seksualisht një 17-vjeçare.