Ish-kryeministri Sali Berisha u nis me të besuarit dhe truprojat e tij nga selia e PD dhe iu bashkua protestuesve të mbledhur nga opozita në Bulevardin Dëshmorët e Kombit të shtunën. Si pak herë në karrierën e tij kreu i PD kishte zgjedhur të mos shoqërohej nga mediat dhe kamerat, mes frikës për një incident të ngjashëm si në protestën e 6 dhjetorit, kur Berisha u sulmua me grusht nga një i ri.