Jo për të gjithë të socialistët, festa e 34 vjetorit të themelimit të Partisë shkoi ashtu si duhej. Pas përfundimit të fjalimit, kryetari i kësaj force politike, Edi Rama shtrëngoi duart dhe shkrepi fotografi me të ftuarit, por në takimin me kryetarin e bashkisë së Vlorës, Ermal Dredhën, gjuha e trupit e kryesocialistit tregoi një mosmarrëveshje apo pakënqësi.