Presidenti Donald Trump tha se do të priste Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më vonë këtë javë, pasi udhëheqësi ukrainas konfirmoi më herët se po shkonte në Uashington për t'u takuar me homologun e tij amerikan. "Mendoj se po" tha presidenti amerikan në bordin e Air Force One, në kthimin nga Lindja e Mesme, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse do ta priste udhëheqësin ukrainas në Shtëpinë e Bardhë të premten.