Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, inspektoi këtë të dielë Pediatrinë në Spitalin e Elbasanit, që po rehabilitohet me standarde bashkëkohore. “Ky investim do të rrisë kapacitetet e shërbimit për fëmijët, pasi do të përfshijmë logopedinë, do të përmirësojmë standardet, do të kemi gjithë shërbimet e urgjencës dhe pavioneve sipas specialiteteve. Nga ana tjetër është e rëndësishme me përfundimin e shtrirjes së shërbimit të laboratorit, do të kemi një standard të certifikuar laboratorik në çdo rajon. Nga pikëpamja e imazherisë, çdo gjë është e plotësuar. Ne e kemi realizuar rezonancën, skanerin, grafia e re që do të vijë, ekot, pra çdo pajisje do të jetë në spital”