Pas dëshmisë në GJKKO, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka komentuar thirrjen për të dëshmuar në gjykatë të djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Sipas Mediut, Shkëlzen Berisha nuk ka asnjë lidhje me të në këtë proces. Ati shtoi se duhet të thirren të gjithë dëshmitarët, edhe ata që janë jashtë vendit, duke bërë thirrje që të gjithë të tregojnë të vërtetën lidhur me këtë ngjarje.