Ish ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka përçuar një mesazh përmes rrjeteve sociale, një ditë pas raportimeve për debate mes saj dhe Kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit parlamentar socialist me ministrat e qeverisë. “Të dielë të bukur. Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas”, shkruan Spiropali në përshkrimin e një fotoje ku shfaq portretin e saj.