Pas Ilir Metës, në cilësinë e kryetarit të LSI-së dhe Monika Kryemadhit, të tjerë zyrtarë të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë denoncuar në SPAK, nga ish-deputeti, Halit Valteri. Këtë të enjte, Valteri ka dorëzuar një kallëzim në SPAK ndaj ish- Ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, Elona Gurin si dhedisa biznesmenë. Sipas Valterit të kallëzuarit prej tij në SPAK I akuzon për shpërdorim detyre dhe krijim të skemave të pastrimit të parave.