Me dorën mbi Kushtetutë, kryeministri Edi Rama dhe i gjithë kabineti i tij i ri qeveritar u zotuan në nderin e tyre se do ta zbatojnë atë dhe ligjet e Shqipërisë. Menjëherë pas këtij betimi, Këshilli i Ministrave iu drejtua në këmbë kryeministrisë jo për të festuar por për të zhvilluar mbledhjen e tyre të parë e duke u betuar sërish para atij që ua besoi postin përkatës.