Top News – Pas autorizimit…/ Shpërndarja e vaksinës, sfida e madhe
06/12/2020 12:16

Biontech-Pfizer e mori lejen e posaçme për vaksinën në Britaninë e Madhe dhe filloi menjëherë me furnizimin. Por pikërisht transporti i vaksinës është proces mjaft delikat, sepse kërkohet ngrirja e thellë e përbërësve. Që në javën e ardhshme mund të fillojë vaksinimi kundër COVID-19 në Britaninë e Madhe. Deri atëherë priten nga autoritetet rreth 800.000 doza vaksine të Biontech dhe Pfizer. “Kemi filluar menjëherë me furnizimin”, thotë Özlem Türeci, drejtuesja mjekësore dhe bashkëthemeluese e Biontech në një konferencë shtypi.” Të dyja firmat kanë aplikuar për leje të posaçme emergjence në SHBA dhe BE. “Autoritetet përkatëse janë vërtet të pavarura nga njëra-tjetra”, thotë Thomas Schiessle, ekspert i farmaceutikës në qendrën analitike Equi.ts në Frankfurt, “por mund të thuhet, se nëse njëri e ka marrë në shqyrtim dhe e ka vlerësuar pozitivisht vaksinën, të tjerët nuk do duan të qëndrojnë në fund.” Vaksina ka nevojë për ftohje – ende Prodhimi dhe përgatitjet për ofrimin e vaksinës menjëherë pas dhënies së lejes janë duke u zhvilluar me ritme intensive prej kohësh tek firmat teknologjike dhe logjistike. Në rastin e vaksinës së Biontech-Pfizer luan rol vendimtar konservimi në temperatura të ulta. Vaksinat mjaft të ndjeshme duhet të ruhen rregullisht dhe transportohen në temperatura minus 70 gradë celcius. Të dyja sipërmarrjet bioteknologjike zotërojnë transportues të posaçëm që bazohen tek teknologjia e akullit të thatë. Brenda tyre do të transportohen vaksinat në drejtim të Britanisë së Madhe. Për t’i përdorur vaksinat edhe në qendra më të vogla vaksinimi, është e mundur që vaksina të mbahet në frigoriferë të zakonshëm mes dy deri në tetë gradë për deri në pesë ditë. Për vitin e ardhshëm, kreu i Biontech, Ugur Shahin ka bërë të ditur, në një intervistë me CNN, se do të ketë variante të tjera të vaksinës, që nga ana logjistike është më pak e vështirë për t’u transportuar. Bashkëpunimi i Biontech me Pfizer ka rezultuar pozitiv. Pfizer është një koncern ndërkombëtar farmaceutik me shumë përvojë dhe rrjet organizativ e logjistik të fuqishëm. Pfizer është në 120 vende aktive. Për transportin në Kinë, Biontech po punon me një sipërmarrje kineze, Fosun. Përgatitja logjistike Deri më tani ka parakontrata si me Britaninë e Madhe ashtu edhe me vende të tjera, BE natyrisht edhe me Gjermaninë. Jemi të përgatitur për të furnizuar të gjitha vendet. Edhe pse autoritetet në Britaninë e Madhe qenë të parët që e kanë lejuar vaksinën, do kihet kujdes për shpërndarje të drejtë të saj, thuhet nga sipërmarrja. Për furnizimin e Britanisë së Madhe do të luajë rol të rëndësishëm qendra prodhuese e Pfizer në Belgjikë, Puurs. Përveç kësaj, Biontech do të prodhojë vaksinën në fabrikat e saj në Mainz dhe Idar-Oberstein. Vitin e ardhshëm do të fillojë prodhimi në fabrika të tjera si në Marburg, që Biontech e ka marrë së fundmi nga koncerni zviceran Novartis.

Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
Top News – Fushatë disajavore në Iran / Plani i luftës i Donald Trump, të gjitha detajet
20/02 14:35
Top News – Avionët luftarakë rusë drejt Alaskës / Tensione në qiell, komanda amerikane në alarm
20/02 14:24
Top News – Kupolë për mbrojtjen nga dronët / Pesë fuqitë ushtarake të Evropës bashkojnë forcat
20/02 14:23
Top News – Teherani po përgatitet për luftë! Fsheh materialet bërthamore, riparon bazat e raketave
20/02 14:20
Top News – Familja mbretërore në krizë të thellë / Policia bën kontrolle, hetimi për Andrew vazhdon
20/02 14:13
Top News – Lagarde drejt dorëheqjes. ‘Nderi’ i Presidentes së BQE për Macron para zgjedhjeve
20/02 13:45
Top News – Kina mbush BE me kartmonedha false. Europol sekuestron mbi 1.2 mld euro
20/02 12:54
Top Channel/ Sulmi ndaj Iranit, Britania refuzon t`i hapë bazat e saj ushtarake SHBA-së!
20/02 12:28
Top News – Macron përplaset me Melonin: ‘Mbaj vendin tënd, mos ndërhy në punët e Francës’
20/02 12:22
Top Channel/ Trump urdhëron hapjen e dosjeve për UFO-t: Obama nxorri të dhëna konfidenciale!
20/02 12:15
Top News – Britania nuk i jep SHBA-së bazat ajrore / Tërbohet Trump, i duhen për të goditur Iranin
20/02 12:03
Top News – Majmuni i braktisur që u bë viral / Luante me lodrën prej pelushi, gjen familje të re
20/02 12:03
Top News -‘Erë lufte’ mes Kinës dhe Japonisë / Kryeministrja: Do të ndryshojë Status Quo-në me forcë
20/02 11:58
Top News – Sulmon Iranin brenda orësh…Trump në takim urgjent krize, gati për luftë
20/02 11:55
Top News – Kim Jong un hap kongresin e rrallë / Zotohet të rrisë standartet e jetesës dhe ekonominë
20/02 11:54
Top Channel/ SHBA e “nxorri” nga bisedimet, Europa forcon diplomacinë e saj me Rusinë?!
20/02 11:50
Top News – Bota ka 10 ditë kohë…! Trump: Do të shihni çfarë do t’i ndodhë Iranit
20/02 11:46
DIGITALB DIGITALB