Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar nga arratia, pas akuzës së re të ngritur ndaj tij, nga SPAK për shpërdorim detyre, lidhur me privatizimin e ish-ndërmarrjes shtetërore, fabrikës “Buka sha”. Në reagimin e tij Ahmetaj shkruan se kjo akuzë vjen në vazhdën e përndjekjes së organizuar që sipas tij po i bëhet atij dhe familjes së ish zv.kryeministrit.