Shtëpitë e rindërtuara në Laç, të cilat u përuruan në vizitën një ditore të presidentit turk, Erdogan në Shqipëri, nuk janë çelur akoma nga qytetarët, si pasojë e disa hallkave ligjore që duhet të përmbushen paraprakisht. Fill pas denoncimit të Partisë Demokratike, se çelësat u janë dorëzuar vetëm 4 familjeve, ndërkohë që pjesa tjetër e banorëve vijojnë të qëndrojnë në shtëpi me qera, duke rritur edhe kostot e buxhetit të shtetit, ka reaguar kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara.