Kryeministri finlandez Petteri Orpo po mendon të mbyllë disa apo edhe të gjitha pikat e kontrollit në kufirin me Rusinë për shkak të fluksit të emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme. ‘Ne mund të kufizojmë trafikun kufitar, të mbyllim disa apo edhe të gjitha pikat e kalimit ose të vendosim qendrën e pritjes për azilkërkuesit në një vend’, deklaroi kryeministri, duke komentuar raportet për një rritje të numrit të njerëzve që kalojnë kufirin lindor të vendit pa dokumentet e nevojshme.