Tuneli i Llogarasë u rihap këtë të shtunë, duke shkurtuar rrugën drejt jugut të vendit përgjatë sezonit veror. Të shumta kanë qenë makinat dhe qytetarët që prisnin orën 9 për te kaluar në këtë tunel. Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash, ky tunel shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut, distanca nga Dukati në Palasë që deri dje bëhej për 30 minuta, tani qytetarët do ta përshkojnë atë në vetëm 7 minuta.