Mesditen e kësaj të diele është gjendur trupi I pajetë I 13 vjecares e cil u mbyt 6 ditë me parë në lumin Buna. Trupi I të miturës, u gjet në afërsi të Kishës së Shirqit në zonën e njësisë administrative të Dajçit. Ngjarja e rëndë ndodhi 6 ditë më parë në afërsi të fshatit Oblikë. 13 vjecarja ishte futur të lahej në lume së bashku me vëllanë dhe motrën, ku fatëkeqësisht nuk arriti të dalë e gjallë nga uji. Babai i të miturës pak ditë më parë u shpreh se tre fëmijët e tij ishin larguar pa leje nga shtëpia për tu larë në lumë.