Pas 26 vitesh klubi i Teutës nuk do të te ketë më në krye Edmond Hasanbelliu. Presidenti më jetë gjatë në klubet e futbollit shqiptar ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij dhe ai e bëri publik vendimin e tij nëpërmjet një postimi në llogarinë e klubit të Teutës teksa theksonte se kishte vendosur të hapte një kapitull të ri në jetën e tij duke kërkuar mundësi të reja profesionale, por shtoi se do të vazhdonte të mbante një lidhje të ngushtë me të gjithë teksa uroi suksese klubit të cilin e drejtoi për më shumë se cerekshekulli.