Mbrojtja e Sali Berishës dhe e personave të tjerë që janë nën hetim në dosjen e privatizimit të ish kompleksit Partizani kërkoi para gjykatës në seancën e kësaj të premteje pavlefshmërinë e provave të paraqitura nga SPAK. Por, as në këtë seancë paraprake, gjykata nuk mori vendim, por kërkoi kohë shtesë dhe do të njoftojë vendimmarrjen më 23 prill.