Seanca paraprake për dosjen Partizani, ku Sali Berisha do të mësonte nëse dosja do të kalojë për gjykim, apo jo u shty për më 25 nëntor. Ish-kryeministri Berisha nuk ishte i pranishëm, ndërsa avokati i tij, Genc Gjokutaj tha para gazetarëve se procesi vijon me shkeljet proceduriale. I vetmi nga të akuzuarit e dosjes që u paraqit në seancë ishte biznesmeni, Fatmir Bektashi, ndërsa pas rikuperimit shëndetësor në ndjekje të procesit u rikthye edhe avokati, Sokol Mëngjesi. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.