Jamarbër Malltezi dhe avokatët e tij kanë bërë publike provat e tyre në lidhje me dosjen ‘Partizani’, një hetim që sipas tij ka nisur me urdhër nga Edi Rama me qëllim goditjen e kundërshtarit politik. Gjatë konferencës për shtyp për të argumentuar bindjen e tij se procesi është një persekutimin politik ndaj tij dhe kreut të PD-së Sali Berisha, Malltezi solli si shembull edhe refuzimin e SPAK dhe të Gjykatës së Posaçme për të lejuar kamerat në sallën e gjyqit.